24.12.2021
APRMV: Është shpallur thirrje publike për pjesëmarrje në pilot masën për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit në rajonin planor Lindor, të Vardarit, Pollogut dhe atë Jugperëndimor
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se është shpallur thirrja publike për pjesëmarrje në pilot masën për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit në rajonin planor Lindor, të Vardarit, Pollogut dhe atë Jugperëndimor.
Kjo masë aktive është pjesë e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2021, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Masa aktive në fjalë ju dedikohet të papunëve që kanë humbur vendin e punës në sektorin e tekstilit për shkak të pasojave të pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID 19 dhe të rinjtë e papunë deri në moshën 29 vjeç që janë të regjistruar në APRMV.
Masa aktive siguron mbështetje financiare për punëdhënësit me subvencionimin e rrogave për një periudhë 12 mujore. Shuma e mbështetjes financiare varet nga numri i personave që do të punësojë punëdhënësi, për punësim nga 5 deri në 20 persona 15.400 denarë për person në muaj (për çdo të ri të moshës deri 29 vjeç, 18.500 denarë në muaj), për punësim mbi 20 persona në muaj. 21.600 denarë në muaj (për çdo të ri të moshës deri 29 vjeç deri në 29 vjet, 24.600 denarë në muaj), për punësim mbi 50 persona 24.700 denarë në muaj (për çdo të ri të moshës deri 29 vjeç, 27.700 denarë në muaj)
Të interesuarit e papunë dhe punëdhënësit që i plotësojnë kriteret e parapara për pjesëmarrje, mund të aplikojnë deri më 29.12.2021.
Informacione të detajuara, të interesuarit mund të marrin në Klubet e Punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë dhe në faqen e internetit të APRMV-së
http://www.av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx .