MK | AL | EN

19.07.2021

Demiri dhe Shahpaska të shoqëruar nga shërbimet profesionale në takim pune në hapsirat e APRMV-së

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit midis Agjencisë së Punësimit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe për të siguruar shërbime efikase, në kohë dhe cilësorë për qytetarët, sot, shërbimet profesionale të të dy institucioneve, të drejtuara nga Drejtori i APRMV-së Abdush Demiri dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska realizuan një takim pune.

 Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkpunimit të koordinuar në mes Qendrave për pune sociale dhe Qendrave të punësimit si dhe aktivizimi i përfituesve të ndihmës minimale të garantuar në tregun e punës.

Theks të veçant pati gjithashtu edhe zbatimi i Planit Operativ i punësimit për vitin 2021 gjë që ngjalli interes të madh te të papunët dhe punëdhënësit si dhe në projektin "Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës", financuar nga Bashkimi Europian që synon uljen e papunësisë afatgjate dhe varësinë nga ndihma minimale e garantuar.