MK | AL | EN

Tetovë 27.05.2021

Demiri: Të rinjtë janë e ardhmja dhe çelësi i progresit dhe prosperitetit të vendit tonë
Sot, në Tetovë, Drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri, së bashku me Ambasadoren e SHBA Znj. Kate Marie Byrnes, Rektorin e  Universitetit të Evropësjuglindore (UEJL) Akademik Prof. Dr. Abdilmenaf Bexheti dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Znj. Teuta Arif, ishin pjesë e panelit në debatin që temë të fokusit e kishte punësimin në përgjithësi, por edhe punësimin e të rinjve.
"Një nga prioritetet kryesore në punën e Agjencisë së Punësimit të RMV-së është ulja e papunësisë tek të rinjtë, njëkohësisht prioritet është edhe rritja e punësimit te personat e rinj, në mënyrë që ata më lehtë të futen në tregun e punës. Kjo është arsyeja pse të rinjtë janë një nga grupet kryesore të fokusit në Planet Operative të Punësimit të zbatuara nga APRMV-ja, që përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë, si dhe përmbajnë masa që rrisin punësimin e të papunëve", tha Drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri.

Ai shtoi se APRMV-ja si institucion ka vendosur fokusin e veçantë tek të rinjtë, përmes programeve dhe masave që i implementon, të tilla si trajnimi për të rinjtë në fushën e IT-së, trajnimi në vendin e punës për punëdhënës të njohur, trajnimi për kualifikime profesionale me kërkesë të punëdhënësve, trajnim për shoferë të kategorisë C dhe D, Programin e Vetëpunësimit dhe Programin për Mbështetje në krijimin e vendeve të reja të punës. Drejtori gjithashtu theksoi se megjithëse vendi ynë nuk është anëtar i BE, Maqedonia e Veriut nëpërmjet APRMV-së po zbaton projektin Garancë për të rinjtë, një projekt që gjithashtu zbatohet edhe nga vendet anëtare të BE-së.
Qëllimi i projektit Garanci për të rinjtë është që të përmirësojë pozicionin e të rinjve në tregun e punës, kryesisht duke lehtësuar kalimin nga arsimi drejt punësimit. Projekti mundëson që çdo i ri deri në moshën 29 vjeçare, në një periudhë prej 4 muajsh, pas regjistrimit të tij të parë në APRMV, si person i papunë, të marrë ofertë të përshtatshme për punësim, mundësi për të vazhduar arsimin e tij ose të përfshihet në ndonjërën nga masat aktive të punësimit.
Debati publik ishte organizuar nga ana e Instituti për Lidershipit dhe Politikë Publike “Institute of Leadership and Public Policy (ILPP)".