MK | AL | EN

Shkup, 03.11.2021

Interesim i madh për pjesëmarrje dhe realizim i lartë i Planit Operativ për Punësim për vitin 2021

Realizimi i Planit Operativ për Punësim për vitin 2021 ishte temë e takimit të sotëm të punës së drejtorit të APRMV-së Abdush Demiri dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Në takim, i cili u zhvillua në ambientet e APRMV-së, morën pjesë shërbimet profesionale të të dy institucioneve të përfshira në zbatimin e Planit Operativ si dhe përfaqësues të UNDP-së të përfshirë në zbatimin e disa prej masave aktive.

Shërbimet eksperte të APRMV-së njoftuan se Plani Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime të tregut për vitin 2021, përmbyllur me datën e sotme, ka realizim prej  85 për qind. Personat e papunë dhe punëdhënësit, interesim më të madh kanë shprehur për masat që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë siç është Programi për Vetëpunësim dhe masa e Subvencionimit të rrogave, ndërsa Trajnimet për të papunët kanë rezultuar të jenë më atraktive ajo për shoferë të kategorisë C dhe D. si dhe Trajnimet për aftësi të avancuara IT.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe propozime për përmirësimin e masave dhe programeve që janë duke u zbatuar, me qëllim që në Planin e ardhshëm Operativ për vitin 2022 të përfshihen programe dhe masa që do të jenë në dobi më të madhe për të papunët dhe punëdhënësit.