Kërko
MK
|
AL
|
EN
Toggle navigation
Meny
Ballina
PËR NE
APRMV SOT
HISTORIKU
INFORMACIONE TË KARAKTERIT PUBLIK
MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE
KALLËZIM I MBROJTUR I BRENDSHËM NË APRMV
EVIDENCA BRENDA KOMPETENCAVE TË APRMV-së
KONTAKTE
DOKUMENTE
LIGJET
RREGULLORET
PROGRAMI I APRMV-së
RAPORTE VJETORE
PLANI OPERATIV
BOTIME
KLASIFIKIMI NACIONAL I PROFESIONEVE
FURNIZIME PUBLIKE
FURNIZIME
STATUSI
KODEKSI I NËPUNËSVE ADMINISTRATIVË
BUXHETI I APRMV-së
FORMULARË
INFORMACIONE
INFORMACIONE NGA APRMV
PUNËSIM NË APRMV
PROJEKTE
Garancia për të rinj
Aktivizimi i Grupeve të Rrezikuara në Tregun e Punës
RISITË
Aktivitete promovuese
Kontakt
RISITË
Aktivitete promovuese
Kumtesë
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se shpalljet publike të programit për vetëpunësim, masat e subvencionimit të rrogave, masat e Praktikës, masat e Trajnimit në vendin e punës për një punëdhënës të njohur dhe programit për Punë Publike, të cilat janë pjesë e Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2021, do të rishpallen më 25.5.2021 (e martë) dhe do të zgjasin deri më 28.5.2021 (e premte).
Të papunët dhe punëdhënësit të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këto masa dhe programe do të kenë mundësinë të riaplikojnë në 30 Qendrat e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Paralajmërojmë se ata që kanë aplikuar tashmë për këto masa dhe programe nuk duhet të aplikojnë përsëri sepse aplikimet e tyre janë marrë parasysh.
Ju rikujtojmë se të gjithë të evidentuarit e papunë dhe punëdhënësit kanë qasje në programet, gjegjësisht në masat dhe shërbimet e punësimit, kurse e drejta në pjesëmarrje përcaktohet në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara për secilin program individual, përkatësisht masës dhe shërbimit të punësimit.
Informojmë se gjatë zbatimit të programeve dhe masave të punësimit, si dhe shërbimet që janë pjesë e Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të tregut të punës për vitin 2021, do të respektohen parimet e trajtimit të pasojave dhe efekteve negative të tregut të punës dhe punësueshmërisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, pastaj parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes së të gjitha kategorive shoqërore të sektorit privat në përputhje me parimet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të etnisë, gjinisë, fesë, racës ose ndonjë kategorie tjetër të rrezikuar të qytetarëve, në përputhje me standardet dhe praktikat e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës si dhe parimi i inkurajimit të zhvillimit të barabartë rajonal, në përputhje me të dhënat nga Byroja e zhvillimit rajonal dhe nivelin e zhvillimit të rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.