MK | AL | EN

25.05.2021

Ministrja Shahpaska dhe Drejtori i APRMV-së, Demiri: Qytetarët fitojnë një mundësi shtesë për t'u përfshirë në programet dhe masat më atraktive të Planit Operativ 2021

Programet dhe masat më atraktive të Planit operativ 2021, për të cilët kishte interesim më të madh në periudhën e kaluar, nga sot janë përsëri në dispozicion të qytetarëve, informuan Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri.

Të dy folësit theksuan se në këtë mënyrë, qytetarët dhe punëdhënësit marrin një mundësi tjetër shtesë për të aplikuar në programin e vetëpunësimit, masat e subvencionimit të rrogave, masat e Praktikës, masat e Trajnimit në vend të punës për një punëdhënës të njohur dhe programi i Punëve publike.

“Masat e Planit operativ, të cilat zbatohen nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nëpërmjet Agjencisë së Punësimit, sigurojnë mbështetjen e krijimit të vendeve të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve, veçanërisht për të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, si dhe mbështetjen e personave të papunë ndërprerja e punës së të cilëve është regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e KOVID-19 ", theksoi Ministrja Shahpaska.

Ajo gjithashtu potencoi se për herë të parë në Planin Operativ janë vendosur tre parime.  Ballafaqimi me efektet dhe pasojat negative në tregun e punës dhe punësimit, të shkaktuar nga pandemia e KOVID-19, e cila u jep përparësi atyre që humbën vendet e punës për shkak të pandemisë, parimet e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes  si dhe parimi i zhvillimit të barabartë rajonal.

Në përputhje me parimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, shpërndarja e fondeve dhe masave do të bëhet në përputhje me parimet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të etnisë, gjinisë, fesë, racës ose ndonjë kategorie tjetër të rrezikuar të qytetarëve, në përputhje me standardet dhe praktikat e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Ministrja informoi se për herë të parë në vendin tonë, janë investuar 25 milion euro në zhvillimin e barabartë rajonal në përputhje me të dhënat nga Byroja e zhvillimit rajonal dhe nivelin e zhvillimit të rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Për të zvogëluar hendekun në mes punësimit të burrave dhe grave në tregun e punës, është krijuar një qasje afirmative  në përzgjedhjen e kandidatëve në masën e vetëpunësimit, ku raporti midis burrave dhe grave do të jetë 40 me 60 përqind.

Gjatë rangimit të kandidatëve që kanë fituar të njëjtin numër pikësh, renditja sipas rajoneve - Qendrat e Punësimit do t’ju japin përparësi të rinjve deri në 34 vjet dhe përfituesve të ndihmës minimale të garantuar. Qëllimi i këtyre parimeve është arritja e mbështetjes së barabartë me Planin Operativ, i cili nuk do të jetë selektiv dhe i cili do të mbulojë të gjitha kategoritë e qytetarëve, theksoi Ministrja Shahpaska.

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri informoi se ata persona që tashmë kanë aplikuar për këto masa dhe programe, nuk duhet të aplikojnë përsëri sepse aplikimet e tyre janë shqyrtuar.

“Sot, për herë të parë u shpall konkursi publik për Trajnim dhe Zhvillim të shkathtësive digjitale, që do të përfshijë 400 të papunë dhe do të përmirsojnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë informatike ku do të rrisin konkurrencën dhe integrimin e tyre sa më të shpejtë në tregun e punës." theksoi Demiri.

Në fund do të doja të potencoj shtoi Demiri, se qëllimi ynë është që t’i plotësojmë nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve dhe sa më shumë që mundet t’ju përgjigjemi kërkesave të tregut të punës. Punonjësit në Qendrat e Punësimit janë të gatshëm dhe u bëj thirrje të gjithë personave të papunë të interesuar dhe punëdhënësve që të informohen më hollësisht në lidhje me Planin Operativ për vitin 2021 dhe të aplikojnë për programet dhe masat që janë ma me rëndësi për ta.