04.08.2021
U sigurua mbështetje shtesë për punësim nëpërmjet subvencionimit të rrogave

438 persona tjerë të papunë do të përfshihen në tregun e punës nëpërmjet masës së subvencionimit të rrogave e cila është pjesë e Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2021.
Me propozim të Agjencisë së Punësimit dorëzuar Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit, nëpërmjet alokimit të mjeteve në Planin Operativ në vlerë prej 100.000.000 denarë, siguroi përfshirje më të madhe të personave të papunë për pjesëmarrje në masën e subvencionimit të rrogave.
Në këtë mënyrë numri i personave të papunë, të cilët do të përfshihen në masën e subvencionimit të rrogave do të rritet nga 866 në 1.304.
Masa e subvencionimit të rrogave është mbështetje financiare për punësimin e personave të papunë të cilët e kanë më të vështirë të përfshihen në tregun e punës.