07.09.2021
NJOFTIM
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon shfrytëzuesit e shërbimeve të institucionit, se zyra e disperzuar e Qendrës së Punësimit të Shkupit, e vendosur në Gazi Babë, përkohësisht do të jetë jashtë funksionit.
Ndërkohë, ftojmë qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e kësaj zyre të disperzuar, në mënyrë që të marrin shërbimet e nevojshme në fushën e punës së APRMV-së, të drejtohen në zyrat më të afërta të disperzuara ose në Qendrën e Punësimit të Qytetit të Shkupit.
Në shtojcë ju dorëzojmë linkun me vendndodhjet e të gjitha zyrave të disperzuara të Qendrës së Punësimit të Qytetit të Shkupit
Vendndodhjet e zyrave të disperzuara