07.03.2022
Murati: Pjesëmarrësit në Programin “Ekonomia e Kujdesit” në afat të gjatë do të jenë me përfitim të madh për komunitetin
Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, sot ka marrë pjesë në konferencën me titull “Gratë e Forta – Komunitete të Forta” kushtuar Programit ”Ekonomia e Kujdesit” që është pjesë e Planit Operativ për vitin 2021. Në manifestimin, ku morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ambasadorja e Republikës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hullman dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në RMV, Armen Grigorjan, u theksua rëndësia e rolit të grave në komuniteti dhe nevoja për njohje formale dhe shpërblim për punën e tyre.
më tepër...03.03.2022
Hapet zyra E APRMV-së në Haraçinë

Sot në komunën e Haraçinës u hap zyra e shpërndarë e Qendrës për Punësim - Shkup, me qëllim të afrimit të shërbimeve që ofron Agjencia për Punësim e RMV-së për personat e papunë dhe vetëdijesimin më të madh të tyre për aktivitetet që realizon institucioni.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i APRMV-së Bekim Murati dhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
Drejtori i APRMV-së, Bekim Murati, theksoi se zyra e sapohapur në Haraçinë synon që shërbimet e ofruara nga Agjencia e Punësimit të jenë më të përfafërta për qytetarët dhe në këtë mënyrë t'i rrisë mundësitë e tyre për integrim në tregun e punës.
më tepër...02.02.2022
Drejtori i APRMV-së, Murati së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministren Trençevska vizituan kompaninë "Mexhiks" - përfituese e masave nga Plani Operativ për punësim
Drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot vizituan kompaninë "Magic" e cila me sukses operon në fushën e programimit kompjuterik për gati katër vite dhe është themeluar me përkrahjen e Programit të Vetëpunësimit, i zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
më tepër...01.02.2022
Murati viziton Qendrën e Punësimit në Tetovë dhe Qendrën e Punësimit në Gostivar:Realizimi i lartë i Planit Operativ 2021 prej 94,6% është dëshmi se është në përputhje me nevojat e personave të papunë dhe punëdhënësve
Drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, sot ka vizituar Qendrën për Punësim Tetovë dhe Qendrën për Punësim Gostivar. Gjatë vizitës, drejtori Murati, theksoi se interesimi për pjesëmarrje në Planin Operativ për programet aktive dhe masat për punësim për vitin 2021 ishte i madh dhe hapi mundësi për përfshirje në tregun e punës për 1046 persona nga Tetova dhe 317 persona nga Gostivari.
më tepër...07.12.2021
Rikonstruimi i Qendrës së Punësimit në Tetovë
Shefi i Kabinetit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Sabriu dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale të APRMV-së sot vizituan Qendrën e Punësimit në Tetovë e cila është rikonstruktuar tërësisht. Tani ndërtesa ka një pamje moderne dhe është shëndruar në një objekt funksional në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve të APRMV-së.
më tepër...01.12.2021
NJOFTIM
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se disa nga shërbimet nën juridiksionin e APRMV-së mund të merren në mënyrë elektronike në Portalin Nacional për E-shërbime www.uslugi.gov.mk
Në shtojcë Ju dorëzojmë informacione në lidhje me shërbimin Aplikimi për nevojë të punonjësi (FNP) e cili është e mundshme për aplikim online.
Formulari për Nevojë të Punëtorit (FNP) është një formular nëpërmjet së cilës punëdhënësi shpreh nevojën e tij për punëtorë dhe paraprin Kërkesa për marrëdhenie pune – Paraqitja në sigurimin e detyrueshëm social (M1)
Shërbimi është i mundshëm në linkun në vijim:
AL
https://uslugi.gov.mk/service/pri%d1%98ava-za-potreba-od-rabotnik-ppr-do-agenci%d1%98a-za-vrabotuvanje-na-rsm-1744
19.11.2021
KUMTESË
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se do të ripublikojë shpalljet publike për masat 2.1. Subvencionim të rrogave dhe 2.2. Punësim dhe rritje të subjekteve juridike, të cilat janë pjesë të Planit Operativ të Programeve dhe Masave aktive të Punësimit në tregun e punës për vitin 2021 dhe do të publikohen me datë 22.11.2021 (e hënë).
Të papunët dhe punëdhënësit të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këto programe dhe masa do të mund të ri-aplikojnë në 30 Qendrat e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 03.11.2021
Interesim i madh për pjesëmarrje dhe realizim i lartë i Planit Operativ për Punësim për vitin 2021

Realizimi i Planit Operativ për Punësim për vitin 2021 ishte temë e takimit të sotëm të punës së drejtorit të APRMV-së Abdush Demiri dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Në takim, i cili u zhvillua në ambientet e APRMV-së, morën pjesë shërbimet profesionale të të dy institucioneve të përfshira në zbatimin e Planit Operativ si dhe përfaqësues të UNDP-së të përfshirë në zbatimin e disa prej masave aktive.
më tepër...07.09.2021
NJOFTIM
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon shfrytëzuesit e shërbimeve të institucionit, se zyra e disperzuar e Qendrës së Punësimit të Shkupit, e vendosur në Gazi Babë, përkohësisht do të jetë jashtë funksionit.
më tepër...20.08.2021
NJOFTIM
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon shfrytëzuesit e shërbimeve të institucionit, se zyrat e disperzuara të Qendrës së Punësimit të Shkupit, të vendosura në Kisela Vodë dhe Çento, përkohësisht do të jenë jashtë funksionit.
Zyra e disperzuar në Kisela Vodë nuk do të funksionojë nga 23 gusht 2021 deri më 3 shtator 2021, ndërsa zyra e disperzuar në lagjen Çento nuk do të punojë nga 23 gusht 2021 deri më 10 shtator 2021.
më tepër...12.08.2021
FET me shkresë për realizimin e suksesshëm për Garancionin e të rinjëve në RMV.

Fondacioni europian i trajnimit (European training foundation ) sot në faqen e saj zyrtare publikoi një artikull kushtuar zbatimit të suksesshëm të projektit për Garancinë e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vendi ynë është i pari në rajon që nuk është anëtar i Bashkimit Europian dhe për të katërtin vit me radhë po zbaton me sukses projektin e Garancisë për të rinjtë.
më tepër...09.08.2021
NJOFTIM
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon shfrytëzuesit e shërbimeve të institucionit se zyra e disperzuar e Qendrës së Punësimit në Shkup, e vendosur në komunën e Butelit, nuk do të funksionoj për shkak të rikonstruimit. E njëjta do të jetë në funksion dhe do të fillojë me punë pas përfundimit të punëve të rikonstruimit.
U bëjmë thirrje qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e kësaj zyre të vendosur në komunën e Butelit, për të marrë shërbimet e nevojshme në fushën e punës së APRMV-së -t’i drejtohen zyrës së disperzuar në komunën e Çairit ose Qendrës së Punësimit të Qytetit të Shkupit.
03.08.2021
Njoftim
Ligji për sigurim material të të papunëve për shkak të privatizimit të kompanive me pronësi dominuese Shtetërore të botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut Nr. 174 më 30.07.2021 dhe është në fuqi që nga dita e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të RMV-së.
Të drejtë për kompensim me para, në përputhje me këtë ligj, mund të realizoj personi i papunë i cili do të dorëzoj kërkesë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është i evidentuar, në afat prej 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Agjencia e Punësimit, të drejtën për kompensim me para, e përcakton në bazë të kërkesës personale të personit të papunë.
Shkup,30.07.2021
U nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje të sipërmarrësve romë
Me qëllim të promovimit të zhvillimit të sipërrmarrësisë dhe rritjes së qasjes së financimit të sipërmarrësve romë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot në Qeverinë e RMV-së në prani të Kryeministrit Zoran Zaev dhe Zëvendës Presidentit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Alex Soros, drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe Petrika Dulgeru- Iniciativë për zhvillimin ekonomik të romëve REDI.
më tepër...28.07.2021
Digjitalizimi i shërbimeve të APRMV-së - tema e takimit të punës në mes Demirit dhe Shaqirit

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot pati një takim pune me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqirin. Theks të veçantë u vu në ndërmarrjen e aktiviteteve për futjen e digjitalizimit në shërbim të APRMV-së dhe ofrimin e mbështetjes nga MSHIA në zbatimin e reformës që do t'i bëjë shërbimet e APRMV-së sa më lehtë për qytetarët.
më tepër...Tetovë,08.07.2021
U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes APRMV-së dhe TIDZ-it Tetovë
Me qëllim të shkëmbimit të informatave mbi ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore si dhe uljen e papunësisë në vend, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtori Abdush Demiri, sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Normak Investment Group – në Zonën e Zhvillimit Industrial Teknologjik Tetovë, e përfaqësuar nga Drejtori i përgjithshëm Aleksandar Zarkov.
më tepër...Shkup, 07.07.2021
Përforcimi i kapaciteteve për punësimin e mbështetur të të rinjve
Punësimi është një nga faktorët kryesorë që i jep drejtim jetës që do të ecin të rinjtë, theksoi drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri, i cili sot iu drejtua punëtorisë on-line në kuadër të projektit "Pilotimi i shërbimeve mbështetëse për punësimin e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut", e mbështetur nga Qeveria Austriake dhe UNDP-ja.
më tepër...Strugë,01.07.2021

Sot në Strugë, drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri iu drejtua Punëtorisë Kombëtare për krijimin e një dokument pozicioni me rekomandime në përmirësimin e masave të punësimit të të rinjve të organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore “SEGA”.
Drejtori Demiri theksoi rëndësinë e zërit të të rinjve dhe propozimet e tyre në përmirësimin e politikave rinore. Në fjalimin e tij, Demiri vuri në dukje punësimin si sfidën e parë me të cilën përballen të rinjtë pas përfundimit të procesit arsimor, që i jep një drejtim jetës që e kanë përpara. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse të rinjtë janë një nga grupet kryesore të synuara në Planet Operative të Punësimit të zbatuara nga APRMV-ja, të cilat përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësimin e drejtpërdrejtë dhe masat që rrisin punësueshmërinë e të papunëve
më tepër...Kumanovë,30.06.2021
Demiri: Qendra e rikonstruar në Kumanovë u krijua në përputhje me nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve
Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot vizitoi Qendrën e Punësimit në Kumanovë e cila mori një pamje të re moderne dhe është rinovuar tërësisht.
Qendra e Punësimit në Kumanovë përfitoi një fasadë të re, ku u ndryshua struktura e çatisë dhe dritaret e ndërtesës, me çka rriti efikasitetin e energjisë në të gjithë objektin. Është furnizuar edhe një Ujënxehës me peleta që do të zvogëlojë dukshëm kostot e ngrohjes së ndërtesës që më parë është ngrohur me energji elektrike, gjithashtu u rinovua rrjeti i ujësjellsit dhe i kanalizimit.
më tepër...Shkup 25.05.2021
Ministrja Shahpaska dhe Drejtori i APRMV-së, Demiri: Qytetarët fitojnë një mundësi shtesë për t'u përfshirë në programet dhe masat më atraktive të Planit Operativ 2021

Programet dhe masat më atraktive të Planit operativ 2021, për të cilët kishte interesim më të madh në periudhën e kaluar, nga sot janë përsëri në dispozicion të qytetarëve, informuan Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri.
Të dy folësit theksuan se në këtë mënyrë, qytetarët dhe punëdhënësit marrin një mundësi tjetër shtesë për të aplikuar në programin e vetëpunësimit, masat e subvencionimit të rrogave, masat e Praktikës, masat e Trajnimit në vendin e punës për një punëdhënës të njohur dhe programi i Punëve publike.
më tepër...Shkup, 20.05.2021
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se shpalljet publike të programit për vetëpunësim, masat e subvencionimit të rrogave, masat e Praktikës, masat e Trajnimit në vendin e punës për një punëdhënës të njohur dhe programit për Punë Publike, të cilat janë pjesë e Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2021, do të rishpallen më 25.5.2021 (e martë) dhe do të zgjasin deri më 28.5.2021 (e premte).
më tepër...Shkup 08.04.2021

Drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri sot në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit të RMV-së dhuroi plazmë kovalente për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid 19.
Demiri theksoi rëndësinë e çdo qytetari për të treguar përgjegjësi shoqërore, që të ndihmoj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që janë në gjendje të dhurojnë plazmë gjaku sepse ajo shpëton jetë.
më tepër...Shkup, 11.03.2021

Plani operativ i programeve dhe i masave aktive të punësimit dhe i shërbimeve të tregut të punës këtë vit arrin në 1.5 miliardë denarë dhe do të përfshijë 10.279 persona, informuan në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Fatmir Bytyqi, Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të KB-së, Narine Sahakyan.
më tepër...Shkup,18.02.2021
Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot mbajti konferencë shtypi në Qeverinë e RMV-së me qëllim që të apelojë te qytetarët dhe opinioni më i gjërë për rëndësinë e respektimit të afateve ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
më tepër...01.02.2021
Reforma në sistemin e mbrojtjes sociale përmes Ndihmës së garantuar minimale (NGM) përfshin aktivizimin e përforcuar të shfrytëzuesve të NGM-së. Projekti "Aktivizimi i tregut të punës për grupet vulnerabël" që implementohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian do të mbështesë një qasje të re për aktivizimin e punësimit që përmbush nevojat e të papunëve në situata vulnerabil, siç janë shfrytëzuesit e NGM-së, dhe punëkërkuesit tjerë që e kanë vështirë për t'u punësuar në situata vulnerabël (p.sh. personat e papunë një periudhë të gjatë ose personat të ekspozuar në rrezik për shkak të papunësisë afatgjate, me kualifikime të ulëta, ata që përballen me pengesa të shumta për të hyrë në tregun e punës, etj.).
më tepër...Shkup, 15.01.2021

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të RMV-së, Abdush Demiri dhe ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në konferencën e sotme të shtypit të mbajtur në Qeverinë e RMV-së, informuan në lidhje me realizimin e Planit operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020.
më tepër...Shkup, 19.11.2020

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri, i cili sot pati takimin e parë të punës me Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, znj.Jagoda Shahpaska
më tepër...