MK | AL | EN



14.06.2022




22.03.2022

Njoftim

Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se për shkak të  përmirësimit të ueb-faqes www.av.gov.mk dhe sistemit për shërbime elektronike e-Punë, nuk do të funksionojnë nga e premtja 25.3.2022 (pas orës 20:00. ) deri të dielën 27.03.2022 (deri në orën 23:00).

Informojmë me kohë përdoruesit e shërbimeve të sistemit të shërbimeve elektronike e-Punë për të riorganizuar detyrimet e tyre të planifikuara për datat e lartpërmendura.

Faleminderit për mirëkuptimin.

 

 


31.01.2022

NJOFTIM

për ndryshimin e mënyrës së qasjes në sistemin e-Punë

 Të nderuar përdorues të sistemit e-Punë,

Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përgatit ndryshime në mënyrën e qasjes në sistemin e-Punë përmes integrimit në sistemin e vetëm eID login të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Një përdorues i e-Punë gjithmonë do të identifikohet me emrin e tij personal, pavarësisht nëse përdor shërbime për individë apo persona juridikë. Parakushtet që duhen plotësuar janë:


më tepër...

15.02.2022

NJOFTIM

Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron mbështetje për të gjitha aktivitetet e qëndrueshme që rezultojnë me uljen e papunësisë dhe rritjen e punësueshmërisë për personat e papunë.

Lidhur me këtë, ju njoftojmë se në kuadër të projektit “MladiHab – ndërtimi i aftësive për punësim, kompetencave dhe mundësive të rrjetëzimit për të rinjtë” është planifikuar të mbahet Panairi Rajonal i Punësimit të të Rinjve në Shkup, me datë 28.02.2022.

Në shtojcë Ju ofrojmë linkun e thirrjeve për pjesëmarrje në Panairin Rajonal të Punësimit të të Rinjve.

• Thirrje për pjesëmarrës në Panairin Rajonal të Punësimit të të Rinjve:https://mladihub.mk/newsd/34 .

• Thirrje për persona juridikë në Panairin Rajonal të Punësimit të të Rinjve: https://mladihub.mk/newsd/35 .


18.11.2021 

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E PROCEDURËS SË THIRRJES PUBLIKE TË DATËS 6.8.2021

Për shkak të shpalljes së Zgjedhjeve për anëtarët e këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit si dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të qytetit të Shkupit për vitin 2021, u soll Vendimi nr.03-2075/3 nga data 9.8.2021 me të cilën pezullohen aktivitetet dhe ndalohen të gjitha afatet lidhur me Thirrjen Publike për përzgjedhjen e personit juridik që kryen veprimtari ose zotëron licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin e përpunimit, riciklimit dhe asgjësimin e mbeturinave nga data 6.8.2021.

 

Duke pasur parasysh se Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunale dhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave si dhe për kryetar të qytetit të Shkupit për vitin 2021 kanë përfunduar, aktivitetet e Thirrjes Publike vazhdojnë për përzgjedhjen e një personi juridik që kryen veprimtari ose zotëron licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin e përpunimit, riciklimit dhe asgjësimin e mbeturinave nga data 6.8.2021 dhe afatet lidhur me të vazhdojnë të ecin (për aq ditë sa ishin në pezullim, gjegjësisht të ndërprera).

 

Sipas kësaj më sipër, afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për Thirrjen Publike është data 30.11.2021.


15.09.2021

Thirrje deri te shoqatat qytetare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit në komunitet

Nëse jeni shoqatë  qytetare/organizatë joqeveritare që ka ide, dëshirë dhe motivim për t’u bërë ofrues të shërbimeve sociale nga sfera e mbrojtjes sociale me vendosje të shërbimeve sociale për zëvendesim të kujdesit familjar dhe shërbimet e kujdesit afatgjatë për personat e sëmurë, shikojeni kushtet dhe përfitimet për aplikim ne masën.

Aplikimi për shprehje interesi është në linkun që vijon:

https://forms.gle/hiWWmDQiujTzSNcq6

Për më shumë detaje në lidhje me masën, klikoni këtu.


14.09.2021

Thirrje personave të papunë për themelim të shoqatës së qytetareve si ofrues të shërbimeve sociale

Nëse jeni persona të papunë me ambicie dhe ide për të themeluar shoqatë qytetare/organizatë joqeveritare si ofrues të shërbimeve sociale nga sfera e mbrojtjes dhe vendosjes të shërbimeve sociale për zevendësim të kujdesit familjar dhe shërbimet e kujdesit afatgjatë për personat e sëmurë, shikojeni kushtet dhe përfitimet për aplikim në masën.

Aplikimi për shprehje interes është në linkun që vijon: https://forms.gle/Rbw3CnTziNU4aqXW6

Për më shumë detaje në lidhje me masën, klikoni këtu.


NJOFTIM NË LIDHJE ME THIRRJEN PUBLIKE NGA 06.08.2021

Për shkak të shpalljes së Zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunalë dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarët e komunave si dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, procedura e filluar e Thirrjes publike  për përzgjedhje të një personi juridik që kryen veprimtari ose zotëron licencë për grumbullimin dhe / ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave prej 6.8.2021 mbetet pezull.

THIRRJE PUBLIKE NGA 06.08.2021

THIRRJE PUBLIKE PËR PËRZGJEDHJEN E PERSONIT JURIDIK QË KRYEN VEPRIMTARI OSE ZOTËRON LICENCË PËR GRUMBULLIMIN DHE / OSE TRANSPORTIMIN E PËRPUNIMIT, RICIKLIMIT DHE ASGJËSIMIN E MBETURINAVE nga 06.08.2021

UDHËZIME PËR THIRRJEN PUBLIKE për përzgjedhjen e një personi juridik që kryen veprimtari ose zotëron licencë për grumbullimin dhe / ose transportimin e përpunimit, riciklimit dhe asgjësimin e mbeturinave

Shtojca 1 Табела со движни ствари

Shtojca 2 Aplikim për pjesëmarrje




NJOFTIM

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se ka caktuar një nëpunës për të rinj i cili do të jetë kontakti i institucionit dhe përgjegjësi në punën e Zyrës së Bashkërendimit të të rinjëve, të zbatimit dhe të monitorimit të çështjeve me interes për të rinjtë brenda kompetencave të institucionit.

APRMV-ja e emëroi Ivona Ackovskën si Nëpunëse për të Rinjtë, punonjëse e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut- Shërbimi Qendror, në vendin e punës Bashkpunëtore për integrime europiane dhe për projekte.

 

Kontak-Emaili- Ivona.Ackovska@av.gov.mk


NJOFTIM

Informohen të gjithë personat e papunë dhe punëkërkuesit e tjerë, se Enti Shtetëror i Statistikës ka shpallur përsëri konkurs për përzgjedhjen e regjistruesve rajonalë për Regjistrimin e Popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së veriut, 2021 për rajonet e regjistrimit ku ka mungesë të regjistruesve.

 Konkursi zgjat deri më 20 Mars 2021

Shpallja e konkursit mund të gjendet në linkun e mëposhtëm :


https://popis2021.stat.gov.mk/konkursi/DopolnitelenKonkursZaPopisuvaci_3_sq.pdf


NJOFTIM

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon të gjithë të papunët se që nga 15 shtatori 2020 vazhdon me regjistrimin e rregullt - çdo 30 ditë (për punëkërkuesit aktivë) ose çdo gjashtë muaj (për punëkërkuesit e tjerë).

Çdo i papunë që ka lënë një numër telefoni, tashmë është njoftuar me mesazh për datën e saktë kur duhet të paraqitet në qendrën kompetente të punësimit ose në zyrat e shpërndara, sepse nga 15.9.2020 është vënë përsëri në veprim sistemi i caktimit të takimeve për aplikim të rregullt, në përputhje me afatet ligjore për aplikim prej 30 ditësh ose gjashtë muajsh.

Të gjithë të papunët të cilët janë regjistruar në periudhën kur është ndalur regjistrimi i rregullt, ne u kërkojmë atyre që ta respektojnë terminin e caktuar në SMS mesazhin, i cili gjenerohet në mënyrë sistematike.

Të papunët të cilët nuk e kanë lënë numrin e saktë të kontaktit dhe që nuk kanë pranuar mesazh me tekst, duhet që të regjistrohen brenda 30 ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, ua rikujtojmë që gjatë aplikimit duhet të ndiqen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit KOVID 19, pra mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe qëndrimi në largësi të përshtatshme nga personat e tjerë.

Lokacionet e zyrave të shpërndara të Qendrës së Punësimit të Qytetit të Shkupit mund të shkarkohen këtu…


 

PLANI OPERATIV
i Programeve dhe i Masave Aktive të Punësimeve dhe Shërbimet e Tregut të Punës për vitin 2019
#Mundësipërtëgjithë




Të nderuar,


Ju njoftojmë se Ligji i Sigurimit Material të të Papunëve për shkak të Privatizimit të Ndërmarrjeve me Pronësi Dominuese të Shtetit është botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 198 datë 31.10.2018.


Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin një kërkesë personale në qendrat kompetente të punësimit ku janë regjistruar.


Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 31 dhjetor 2018.


Jua rikujtojmë se gjatë paraqitjes së kërkesës, të interesuarit duhet të tregojnë vetëm një kartë identiteti për inspektim, pa dokumentacion shtesë. Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë do të marrë të gjitha dokumentet e nevojshme nga institucionet kompetente, sipas detyrës zyrtare.


Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni qendrat kompetente të punësimit ose numrat e telefonit të publikuar në faqen tonë të internetit. www.avrm.gov.mk


Me respekt,


AGJENCIA E PUNËSIMIT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË