MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave Personale rregullon mbrojtjen e të dhënave personale si liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe veçanërisht të drejtat e privatësisë në lidhje me përpunimin e tyre.
Zyrtar i Mbrojtjes së të Dhënave Personale
Fatmire Xhaferi
e-mail: fatmire.djaferi@av.gov.mk
POLITIKA E PRIVATËSISË
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut njeh rëndësinë e privatësisë dhe për këtë arsye siguron mbrojtjen e të dhënave personale të marra mbi çfarëdo baze, të cilat përpunohen në mënyrë automatike ose manuale gjatë përdorimit të ndonjë shërbimi nga ana e agjencisë.
Politika e privatësisë e agjencisë bazohet në Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Agjencia, gjatë funksionimit të saj, ndërmerr masat e përcaktuara teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kompetencat e përcaktuara me ligj, të agjencisë, si një shërbim publik për shërbimet e tregut të punës përfshijnë përpunimin e të dhënave personale në menyrë manuale ose elektronike gjatë proceseve të punës. Për përpunimit e të dhënave personale gjatë përdorimit të shërbimeve të agjencisë, personat japin pëlqimin e tyre duke nënshkruar një deklaratë për arrdhjen e tyre për herë të parë në agjenci.
Nëse Agjencia shkëmben të dhëna personale me palë të treta (institucione dhe organe të tjera shtetërore dhe publike, organe gjyqësore, subjekte që kanë bazë ligjore për të përdorur të dhënat nga agjencia), kjo bëhet veçanarisht për realizimin e kompetencave të përcaktuara me ligj.
Gjatë çdo vizite të uebfaqes së agjencisë dhe regjistrimit në sistemin e-Punë, bëhet një regjistrim nga serveri i uebfaqes (në të ashtuquajturën log-files) i IP adresës suaj dhe i hollësirave teknike për vizitën tuaj (sesionit) në faqen e internetit. Këto raporte shërbejnë për të mbrojtur sistemin tonë.
Përveç kësaj, në kompjuterin tuaj regjistrohen të ashtuquajtura cookies për të cilat Agjencia ka një politikë të veçantë dhe të njëjtat mund të gjenden në vegzën: Politika e Cookies në Ueb
Lexoni me kujdes këtë politikë të privatësisë. Përdorimi juaj i faqes së internetit dhe përdorimi i sistemit e-Punë, paraqet pranimin tuaj të kësaj politike të privatësisë.
Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj politike të privatësisë, ju lutemi mos e përdorni uebfaqen e agjencisë.
Kjo politikë e privatësisë nuk ka të bëj me asnjë faqe të internetit që e vizitoni nëpërmjet vegzave të vendosura në faqen tonë të internetit.