REGJISTRIMI NË EVIDENCË
Për të përfituar shërbimet që ofron Agjencia e punësimit për personat e papunë, është e nevojshme që personi të evidentohet në regjistrin përkatës në qendrën e punësimit.
Personi i papunë regjistrohet në evidencën e personave të papunë në qendrën e punësimit, në territorin e së cilës ndodhet me vendbanim të përhershëm.
Regjistrimi në evidencë dhe paraqitja e rregullt e personit të papunë bëhet personalisht. Dokumentet që nevojiten për regjistrim në evidencë:
- Kartë identiteti dhe
- Diplomë ose certifikatë për arsimin e kryer duke dorëzuar origjinalin.
Paraqitja e rregullt e personave të papunë kryhet në:
Çdo 30 ditë për:
- Personat e papunë që kërkojnë punë në mënyrë aktive, ku nevojitet të paraqesin prova se ata kanë kërkuar punë në mënyrë aktive gjatë muajit të fundit dhe
- Personat e papunë që ushtrojnë të drejtën e përfitimeve në para;
Çdo 6 muaj për punëkërkuesit e tjerë
Kur personi i papunë paraqitet në qendrën e punësimit, ai e dorëzon kartën e identitetit dhe kartelën e kontrollit për paraqitje.
Regjistrimi i personave të papunë në evidencë nuk është kusht për ushtrimin e së drejtës së sigurimit shëndetësor, përveç për shfrytëzuesit e kompensimit me para, sa kohë që ai e shfrytëzon këtë të drejtë. E drejta e shfrytëzimit të sigurimit shëndetësor ushtrohet nga personi i papunë nëpërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.