MK | AL | EN

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një institucion publik që kryen veprimtari profesionale, organizative, administrative dhe aktivitete të tjera në lidhje me punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe ofron mbështetje, ndihmë dhe shërbime për pjesëmarrësit e tregut të punës.

Selia e agjencisë është në Shkup.

MENAXHIMI

UDHËHEQJA

ORGANOGRAMI

Vedat Osmani

Funksioni: Drejtor i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  

Е-mail: Vedat.Osmani@av.gov.mk 


 Vedat Osmani është i lindur më datë 21.06.1981 në Kumanovë.

 Shkollën fillore e kreu në fshatin Sllupçan, ndërsa gjimnazin e kreu në Kumanovë.

 Me profesion është jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës.

 Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Republika e Kosovës, ndërkaq,  provimin e jurisprudencës e ka dhënë në Shkup në vitin 2013.

 Ka përvojë pune shumëvjeçare në punët juridike, duke punuar në gjykatë dhe në Zyret e njohura të Avokatëve në Shkup, Kumanovë dhe qytetet tjera.

 Në vitin 2020/2021 ka qenë i punësuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Qendra e Punësimit Kumanovë, ku ka fituar përvojë të konsiderueshme nga puna dhe aktivitetet e Agjencisë së Punësimit.

 Vedat Osmani, përveç shqipes si gjuhë amtare, flet edhe maqedonisht dhe anglisht.

 Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.