MK | AL | EN

02.02.2022

Drejtori i APRMV-së, Murati së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministren Trençevska vizituan kompaninë "Mexhiks" - përfituese e masave nga Plani Operativ për punësim

Drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot vizituan kompaninë "Magic" e cila me sukses operon në fushën e programimit kompjuterik për gati katër vite dhe është themeluar me përkrahjen e Programit të Vetëpunësimit, i zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Gjatë vizitës, kryeministri Kovaçevski, ministrja Trençevska dhe drejtori Murati u shprehën të kënaqur me realizimin e lartë prej 94,6 për qind të Planit Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, duke theksuar se një nga masat më të suksesshme ishte ajo e Trajnimit për zhvillimin e aftësive dixhitale që ka arritur realizimin 100 për qind dhe përmes të cilës masë 400 persona të papunë kanë fituar aftësi dixhitale gjë që ka rritur konkurrencën e tyre në tregun e punës.

“Mbështetja financiare e Qeverisë për kompanitë dhe startup-et premtuese në sektorin e TIK-ut do të vazhdojë dhe do të rritet. “Çdo punë e re në këtë industri nënkupton pozitë që paguhet mirë, karrierë të sigurt dhe zhvillim të rinisë dhe përfundimisht zhvillim të ekonomisë dhe rritje të standardit jetësor në vend”, tha kryeministri Kovaçevski.

 Kompania "Mexhiks", e cila punon me sukses në fushën e programimit kompjuterik, krahas mbështetjes për ngritjen e programit të Vetëpunësimit, është edhe përfituese e masës aktive “Punësim shtesë” të mbështetur nga Plani Operativ për personat e papunë, e cila për gati katër vjet është e përfshirë në tregun e punës, përmes punësimeve të realizuara në këtë kompani.