MK | AL | EN

Drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri në takim pune me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska

   

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri, sot pati takimin e parë të punës me Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, znj.Jagoda Shahpaska.

Fokusi i takimit ishte përqindja e lartë e suksesit në zbatimin e Planit Operativ të 2020. Një nga prioritet në punën e APRMV-së, janë edhe masat e financuara nga fondet evropiane dhe projekti Garancioni i Rinisë, projekt që vendi ynë e zbaton gati për 3 vite me radhë, si shtet i parë i cili nuk është në Bashkimin Evropian.

Në takim, të dy institucionet ranë dakord se nevoja e përfshirjes dhe angazhimit të përbashkët në krijimin e politikave, zbatimit të masave, programeve dhe shërbimeve të tregut të punës, janë të një rëndësie të veçantë për të papunësuarit dhe për biznes sektorin, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbështetjes së vendeve të reja pune, si dhe rritjen e punësueshmërisë për të papunësuarit.