AFATI NË TË CILIN PAGUHET KOMPENSIMI ME PARA
Kompensimi me para një të papuni/ës i paguhet për një muaj, nëse ka qenë i/e siguruar së paku nëntë muaj me kohëzgjatje të pandërprerë ose 12 muaj me një pushim në 18 muajt e fundit;
Nëse kohëzgjatja e sigurimit është
|
Kompensimi me para paguhet në kohë prej
|
mbi
|
deri në
|
(e cekur në numër të muajve)
|
18 muaj
|
2,5 vjet
|
2 muaj
|
2,5 vjet
|
5 vjet
|
3 muaj
|
5 vjet
|
7,5 vjet
|
4 muaj
|
7,5 vjet
|
10 vjet
|
5 muaj
|
10 vjet
|
12,5 vjet
|
6 muaj
|
12,5 vjet
|
15 vjet
|
7 muaj
|
15 vjet
|
17,5 vjet
|
8 muaj
|
17,5 vjet
|
20 vjet
|
9 muaj
|
20 vjet
|
22,5 vjet
|
10 muaj
|
22,5 vjet
|
25 vjet
|
11 muaj
|
25 vjet
|
|
12 muaj
|
Një i/e papunë i/e cili/a ka më shumë se 15 vjet përvojë me sigurim, dhe të cilit i mungojnë më së shumti 18 muaj, para se të plotësojë kushtet për të fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, kompensimi me para i paguhet deri në punësimin e tij, pra deri në arritjen e arsyeve të ndërprerjes së kompensimit me para. Kështu, një i/e papunë i/e cili/a është mbi 60 vjeç e 6 muaj (grua), si dhe 62 vjeç e 6 muaj (burrë) dhe ka mbi 15 vjet përvojë me sigurim, kompensimi me para do t’i paguhet deri në punësimin e tij, dmth deri në arritjen e disa nga arsyet e përfundimit të së drejtës për kompensim me para (për këta të papunë nuk paguhet asnjë kontribut për sigurim pensional dhe invalidor).