MK | AL | EN

KUSH NUK MUND TË USHTROJË TË DREJTËN E KOMPENSIMIT ME PARA

Një të papunit/ës të cilit/ës i është ndërprerë puna për shkak të:

- dhënies së një deklarate me shkrim për përfundimin e marrëdhënies së punës (nëse deklarata e tillë jepet për shkak të ndryshimit të vendbanimit të bashkëshortit/es ose për shkak të martesës);

- ndërprerjes së marrëdhënies së punës me ujdi;

- ushtron të drejtat e punës në kundërshtim me ligjin;

- përfundimit të marrëdhënies së punës me forcë të ligjit (përveç rastit të përfundimit të personit juridik për shkaqe të falimentimit);

- largimit nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës në punë;

- kundërshtimi për të punuar në çështjet për të cilat është caktuar në përputhje me ligjin;

- kundërshtimit për t'u marrë nga një punëdhënës tjetër me marrëveshje paraprake;

- kundërshtimit të trajnimit, rikualifikimit ose trajnimit shtesë;

- humbjes së kapacitetit në punë, në përputhje me rregulloren për pensionim dhe sigurim invalidorë dhe

- plotësimit të kushteve për ushtrimin e së drejtës për pension.


I/e papuni/a nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e kompensimit me para, nëse ai / ajo është shfrytëzues/e i/e kompensimit me para dhe kjo e drejtë do të përfundojë nëse:

- themelon një kompanie tregtare, ndërmarrje ose person tjetër juridik;

- ushtron një zeje, apo veprimtari tjetër profesionale.