MK | AL | EN

Agjencia jep këshilla për:

• përmbajtjen e ligjeve dhe të rregulloreve të tjera, ndryshimet dhe plotsimin e tyre;
• të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësve dhe punëtorëve,
• zbatimin e duhur të rregulloreve dhe mbrojtjen e të drejtave të punëdhënësve dhe të punëtorëve;
• trajnimin e punëdhënësve se si të plotësojnë dhe paraqesin formularët dhe dokumentet që duhet t’i paraqesin në Agjenci dhe si t’i postojnë vendet e lira të punës dhe;
• mënyrën e regjistrimit dhe të çregjistrimit nga puna e punonjësve në agjenci.

Këshillimi i punëdhënësve për punësimin e të papunëve me kushte të volitshme përfshin:
• shërbimet e punëdhënësit për mundësitë, kushtet dhe mënyrën e sigurimit në përfitimin e punësimit të:- personave me aftësi të kufizuar,
- personave, puna e të cilëve është ndërprerë për shkak të falimentimit ose për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike, strukturore ose të ngjashme te punëdhënësi,
- të papunët që presin më gjatë për punësim, dmth personat që kanë qenë të papunë 12 nga 16 muajt e mëparshëm gjashtë nga tetë muajt e mëparshëm, për personat nën 25 vjeç, dhe personat nga profesionet në mangësi, me rekomandim nga agjencia, në marrëveshje me punëdhënësin;
• shërbimet e punëdhënësit në ofrimin e nevojave të punësimit duke kërkuar të dhënat e- të papunëve me aftësi të kufizuar;
- personave që kanë humbur punën e tyre për shkak të falimentimit ose ndryshimeve ekonomike, teknologjike, strukturore dhe të ngjashme me punëdhënësin dhe;
- të papunët të cilët kanë pritur për punë për një kohë të gjatë me trajnim, rikualifikim ose trajnim shtesë për punësim;
• shërbimeve të punëdhënësit për kushte dhe mënyrën e ofrimit të përfitimeve të punësimit të të papunëve;• organizimin e takimeve dhe bisedimeve të agjencisë me punëdhënësit dhe të papunët (panairet e punës), për kushtet dhe• informimin e punëdhënësve, ofrimin e shërbimeve për punësim të punëtorëve me profesione në mangësi, duke referuar një të papunë nga njëra njësi rajonale të agjencisë në tjetrën, me organizim të trajnimeve dhe njohurive shtesë të të të papunëve, duke i rikualifikuar dhe trajnuar rishtazi të papunët.