MK | AL | EN

LËSHON LEJE PUNE PËR TË HUAJ I CILI E KA TË RREGULLUAR LEJE QËNDRIMIN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT SIPAS KUSHTEVE TË MËPOSHTME

- anëtar i familjes së ngushtë i një qytetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut që ka leje qëndrimi të përkohshëm për punë;

- anëtar i familjes së ngushtë të një të huaji që mban leje pune për një kohë të pacaktuar,

- një i huaj që është me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose trashëgimtar i tij deri në brezin e tretë, i cili nuk ka nënshtetësi maqedonase;

- një i huaj që banon në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të lejes së qëndrimit të përkohshëm për punë, bashkim familjar;

- një i huaj azilkërkues, 

- një i huaj me status të njohur refugjati,

- një i huaj nën mbrojtje plotësuese dhe,

- një i huaj nën mbrojtje të përkohshme.



LËSHON CERTIFIKATA PËR REGJISTRIMIN E SHËRBIMEVE AFATSHKURTËRA QË OFROJNË TË HUAJT TË CILËT NUK KANË NEVOJË PËR LEJE PUNE

- shërbime kreative në fushën e kulturës,

- shërbime të panaireve tregtare,

- shërbime afatshkurtëra të ofruara nga të huaj,

- aktivitete të kryera nga të huajt që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për studime,

- shërbime të rasteve urgjente.


JEP MENDIMIN E PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE PËR LËSHIMIN E LEJES SË QËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM PËR NJË TË HUAJ PËR PUNË 

- për punësimin e një të huaji,

- për punësimin e një të huaji që vjen në Republikën e Maqedonisë Veriore,

- për punësim sezonal të një të huaji.